Agjencia Zhurnal.mk.

Prezantim i analizës të IDSCS për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d

Shkup, 5 shtator – Të dhënat nga analiza e Institutit të Demokracisë “Societas Civilis” – Shkup (IDSCS), që fokusohet në lëshimet në sistemin në lidhje me ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d do të prezantohen sot në Shkup.

Në këtë ngjarje, siç bëjnë të ditur organizatorët do të diskutohet për lëshimet në procedurën për zgjedhjen e kompanisë për mbikëqyrje ndaj ndërtimit të autostradave nga korridoret 8 dhe 10d , si dhe lëshimet gjatë lidhjes së marrëveshjes ndërmjet Qeverisë dhe konsorciumit “Behtel Enka” për ndërtimin e autostradave.
 
Gjatë diskutimit, Misha Popoviq, udhëheqëse e qendrës dhe hulumtuese më e vjetër në IDSCS do t’i prezantojë të dhënat nga analiza, ndërsa pastaj do të flasin Aleksandar Dimitrievski, gazetar në 360 Gradë dhe Frosina Dimeska, gazetare në Prizma me reflektimin e tyre për ngjarjen.
 
Ngjarja është e organizuar si pjesë e projektit “Nxitja e debatit publik për antikorrupsion” i cili synon mbështetjen e procesit të reformave në Maqedoninë e Veriut përmes fuqizimit të agjendës së reformave në sferën e sundimit të drejtësisë, ndërsa për realizimin e këtij qëllimi projekti parasheh bashkëpunim dhe konsultim me të gjithë faktorët relevantë. Projekti mbështetet nga Fondi Kombëtar i Demokracisë.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky