Agjencia Zhurnal.mk.

Prezantim i monitoring raporteve vjetore të koalicionit “Të gjithë për gjykim të drejtë”

Shkup, 13 dhjetor – Koalicioni “Të gjithë për gjykim të drejtë” në kuadër të Programit vjetor për punë organizon konferencë përfundimtare për prezantimin e monitoring raporteve vjetore për vitin 2023. Në këtë konferencë, kumtuan nga “Të gjithë për gjykim të drejtë”, do të prezantohen raportet për punën e Këshillit gjyqësor dhe Këshillit të prokurorëve publikë, si dhe raporti nga vëzhgimi i procedurave gjyqësore.

Siç u paralajmërua, fjalime hyrëse në Konferencën vjetore do të kenë Darko Avamovski, drejtor ekzekutiv i Koalicionit “Të gjithë për gjykim të drejtë”, Ben Nupnau, zëvendës shef i Delegacionit të BE-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Besa Ademi, kryetare e Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në prezantimin e raporteve vjetore të koalicionit për vitin 2023, janë paralajmëruar edhe fjalime të Ivana Petkovskës, koordinatore programore në Koalicionin “Të gjithë për gjykim të drejtë” dhe Lejla Tutiqit, hulumtuese juridike në Koalicionin “Të gjithë për gjykim të drejtë”.

Fjalime do të kenë edhe panelistët Denis Preshova, docent në Fakultetin juridik “Justiniani i Parë”, Betim Jahja, gjykatës në Gjykatën themelore Tetovë, Lençe Ristoska, prokurore publike në Gjykatën themelore juridike Shkup dhe Aleksandar Goxho, avokat. 

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky