Agjencia Zhurnal.mk.

Prezantohen imazhet e konceptit të jahtit fluturues, që lundron dhe fluturon me 120 kilometra në orë

Një studio e dizajnit në Itali ka zbuluar fotografitë e jahtit luksoz, që përveç se lundron nëpër oqeane mund të fluturojë mbi to.

“Jahti fluturues” është një mjet motorik ekstravagant, që imazhet e konceptit u zbuluan në selinë e kompanisë Lazzarini në Romë.

Struktura e punuar nga fibrat e karbonit, ky jaht arrin shpejtësinë prej 120 kilometra në orë falë katër helikave me panele solare që prodhojnë energji elektrike dhe mund të fluturojë dhe të lundrojë.

Nuk dihet sesa do të kushtojë jahti fluturues sapo të ndërtohet, pavarësisht se kompania italiane ka bërë të ditur se një gjë të tillë do ta bëjë me disa partnerë – ku sigurisht se vlera e saj do të kap shumën e qindra miliona eurove.

Ky jaht është 150 i gjatë, 80 i gjerë dhe kabina kryesore nga ku do të kryhet pilotimi do të jetë 10 metra e gjerë.

Sipas Lazzarini, ky jaht mund të qëndrojë në ajër për më shumë se 48 orë, dhe kjo do të arrihet falë energjisë që e akumulon nga helikat me panele solare.

Related posts

Katër adoleshentë australianë vodhën një Maserati Grecale dhe një Porsche Macan – por gëzimi i tyre ishte jetëshkurtër

D V

Mbushës i ri për veturat elektrike: Shpejtësia dhe performanca e lartë!

D V

SHBA vendosi tarifa brutale ndaj Kinës – kjo është goditja më e fuqishme ndaj veturave elektrike

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky