Agjencia Zhurnal.mk.

Prezantuesi amerikan e konsideron performancën e Rihannas në Super Bowl si një ritual satanik

Prezantuesi amerikan, Grant Stinchfield, nga rrjeti televiziv Real America’s Voice, ka shprehur një opinion të çuditshëm lidhur me performancën e Rihannas në Super Bowl.

Gjegjësisht, moderatori në fjalë pretendon se interpretimi i këngëtares ishte një ritual satanik.

Stinchfield gjithashtu theksoi se kërcimtarët ishin veshur si tullumbace spiune kineze dhe se “prindërit do të kenë probleme të mëdha për t’ua shpjeguar këtë performancë fëmijëve të tyre”.

Megjithatë, prezantuesi shpejt ndryshoi mendje dhe i ripagëzoi kërcimtarët si engjëj.

“Ajo është e veshur me të kuqe dhe bie nga qielli, ndërsa është e rrethuar nga njerëz të veshur si engjëj. Dhe a e dimë të gjithë historinë se si Satani ra nga qielli dhe mori me vete engjëjt e tij të rënë”, është shprehur ai.

Stinchfield ka komentuar edhe faktin se këngëtarja është prekur mes këmbëve gjatë performancës dhe e konsideron të neveritshëm interpretimin e saj. 

Related posts

“A ke merak për bashkëshortin jashtë”, përgjigja epike e Françeskës bën banorët të ‘shpërthejnë’ në të qeshura

D V

Robert Berisha uron vajzën për ditëlindje: Sot nëntë vjet më zbukurove jetën

D V

Festivali i Filmit në Kanë: Lea Seydoux, Heidi Klum, Eva Green, Greta Gerwig dhe Meryl Streep shkëlqejnë gjatë prezantimit të filmit “Second Act”

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky