Agjencia Zhurnal.mk.

Prishtina pret Ulpianën, Ballkani kërkon të rikthehet te fitoret në duel me Feronikelin

Java e 25-të në BKT Superligën e Kosovës do të startojë sot me dy ndeshje që janë në program për tu zhvilluar.

Kampionati tanimë po bëhet interesant pas çdo ndeshje dhe kështu pritet të jetë edhe në kuadër të xhiros së 25-të.

Prishtina e cila mori fitoren e parë në pranverë duke mposhtur Feronikelin, e pret një përballje e vështirë këtë javë.

Kampioni në fuqi i Kosovës do të përballet me Ulpianën në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.

Kryeqytetasit kanë marrë katër pikë nga dy përballjet me lipjanasit këtë edicion, teksa në Gjilan dy ekipet duan të marrin pikë për t’i arritur objektivat.

Ndeshja tjetër e ditës së sotme do të zhvillohet mes Ballkanit dhe Feronikelit.

Lideri aktual i kampionatit pas humbjes nga Malisheva pritet të rikthehet te fitoret përballë Niklit.

Të dyja takimet e ditës së sotme pritet të fillojnë nga ora 13:00. /Gazeta Olle/

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky