Prishtina shumë afër transferimit të futbollistit mitrovicas, Hasan Hyseni i cili sezonin e fundit ishte pjesë e Malishevës.
25 vjeçari vjen nga skuadra e Malishevës me të cilën u bashkua pasi klubi arriti të inkuadrohej për herë të parë në Superligë. Hyseni i lindur në Mitrovicë, u ngrit si futbollist te Trepça’89 nga e cila kaloi te Drenica, e më pas në FC A&N për një sezon para se të transferohej në Malishevë.
Deri më tani ka gjithsej 90 paraqitje në të cilat ka shënuar plot 18 herë dhe ka asistuar 4 herë të tjera.
Vetëm në sezonin e fundit me Malishevën, në 32 paraqitje zyrtare ai ka shënuar 7 herë, statistikë kjo e cila e futi Hysenin në top 10 golashënuesit më të mirë të Superligës për sezonin 21/22.
Hyseni pritet ta plotëson zbrazëtirën në krahun e majtë të cilën e la Leonit Abazi pas largimit nga Prishtina. /ThisIsPrishtina/




