Agjencia Zhurnal.mk.

Prishtina zyrtarizon gardianin e njohur

𝑴𝒊𝒓𝒆̈𝒔𝒆𝒗𝒋𝒆𝒏 𝑩𝒖𝒕𝒓𝒊𝒏𝒕 𝑩𝒖𝒍𝒍𝒊𝒒𝒊!💪

“Gardiani” Butrint Bulliqi është lojtari më i ri i FC Prishtinës.

Bulliqi ka nënshkruar kontratë tre-vjeçare me klubin nga kryeqendra e Kosovës.

Butrinti është 19-vjeçar dhe vjen si përforcim nga skuadra e Flamurtarit.

Shtatlarti është zhvilluar si lojtar te Kosova e Prishtinës derisa më pas ka luajtur edhe 2 Korrikun (grupmoshat e reja).

“Buti” ka qenë pjesë edhe e grupmoshave të reja të Përfaqësueses së Kosovës nga U-15 deri në U-19.

Ai shprehet i entuziazmuar pasi që arriti të bëhet pjesë e Prishtinës.

🎤𝐄𝐦𝐨𝐜𝐢𝐨𝐧𝐞𝐭 – Jam djalë i kryeqytetit dhe pjesë e Prishtinës jam që në vegjëli, por tani i’u bashkova ekipit edhe në fushën e blertë. Prishtina është klub i madh dhe të gjithë e dinë se është ndër klubet me histori të veçantë edhe në Ballkan. Ndjenja është e papërshkruar të jem pjesë e Prishtinës.

🎤𝐊𝐞̈𝐫𝐤𝐨𝐧 𝐭𝐫𝐨𝐟𝐞 – Synimet me Prishtinën janë titulli kampion. Ky do të jetë vit i kthesës së madhe për klubin tim të zemrës.

🎤𝐒𝐲𝐧𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐩𝐞𝐫𝐬𝐨𝐧𝐚𝐥𝐞 – Me angazhim dhe punë, besoj se do të arrijë të fitoj vend në përbërjen bazë.

🎤𝐏𝐫𝐞𝐦𝐭𝐨𝐧 𝐦𝐚𝐤𝐬𝐢𝐦𝐮𝐦𝐢𝐧 – Prishtinës dhe “Plisave” ju premtoj maksimumin. Ngjyrat “bardhekaltër” të motivojnë vetvetiu. Dua t’i citoj vargjet e “Plisave”: Lufta jonë kurrë nuk ndalet.

 

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky