Shkup, 4 mars – Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka shfuqizuar vendimin për “çmim të garantuar,” një masë e cila kishte qëllim mbrojtjen e qytetarëve nga shtrenjtimi i çmimeve të produkteve ushqimore. Kjo masë ishte e vendosur përpara miratimit të një projektligji për mbrojtje nga ekonomia jokorrekte, i cili aktualisht është në procedurë parlamentare. Me shfuqizimin e vendimit për çmim të garantuar, tregtarët tani kanë liri të vendosin vetë për rritjen ose uljen e çmimeve të produkteve ushqimore bazë. Kjo situatë ka sjellë një periudhë pasigurie në treg, duke lejuar tregtarët të vendosin çmimet sipas kushteve të tyre. Në këtë mënyrë po vështirësohet jeta e qytetarëve sepse po pamundësohet mbijetesa, pasi ekziston dallim i madh mes të ardhurave dhe shpenzimeve mujore, kjo pastaj përkthehet me dëshpërim masiv të qytetarëve që i detyron të largohen nga vendi, shkruan Zhurnal.
Qytetarët në Maqedoninë e Veriut në “mëshirë”, rrezikon rritja e çmimeve të ushqimit –
Nga data 1 marsi, Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka shfuqizuar vendimin për “çmim të garantuar,” një masë e cila kishte qëllim mbrojtjen e qytetarëve nga shtrenjtimi i çmimeve të produkteve ushqimore. Kjo masë ishte e vendosur përpara miratimit të një projektligji për mbrojtje nga ekonomia jokorrekte, i cili aktualisht është në procedurë parlamentare.
Me shfuqizimin e vendimit për çmim të garantuar, tregtarët tani kanë liri të vendosin vetë për rritjen ose uljen e çmimeve të produkteve ushqimore bazë. Kjo situatë ka sjellë një periudhë pasigurie në treg, duke lejuar tregtarët të vendosin çmimet sipas kushteve të tyre.
“Nga 1 marsi tregtarët do të rrisin çmimet në mënyrë të pakontrolluar dhe kjo gjithsesi se do të rëndojë edhe më shumë gjendjen tonë. Ne, edhe ashtu ishim keq, por tani do të bëhet edhe më e vështirë”, thotë Mile Stojçev, punonjës në sektorin e ndërtimtarisë.
Shpenzimet sa shkojnë e rriten dhe në këtë mënyrë jeta bëhet edhe më vështirë e përballueshme për qytetarët që janë pa të ardhura ose me të ardhura minimale. Çdo vit më shtrenjtë e më keq. Rritja e pagës minimale dhe pensioneve në vlerë shumë minimale krahasuar me rritjen enorme të çmime nuk ndihmon asgjë, duke filluar nga produktet bazë e deri tek të gjitha produktet dhe shërbimet tjera.
Ndërsa në bursat botërore janë ulur çmimet e lëndëve të para, burimeve të energjisë, madje dhe produkteve ushqimore të gatshme për shitje me pakicë, në Maqedoninë e Veriut po ndodhë e kundërta. Në vend që të shënojnë ulje çmimet priten të rriten, e kjo do të rrit edhe më shumë dëshpërimin e qytetarëve.
Çfarë pasoja mund të sjellë rritja e shpenzimeve?
Nga kjo kuptohet që kemi të bëjmë me një standard jetese ende jo në nivelin e dëshiruar, pasi shpenzimet nuk janë në përputhje me të ardhurat, dhe në këtë formë nga ky proporcion jo i drejtë krijohen pakënaqësi të shumta në funksionim si dhe në përmbushjen e detyrimeve që janë edhe esenciale. Me një pagë minimale nuk mund të jetojnë as dy persona apo një çift, pastaj edhe planifikimi familjar vështirësohet edhe më shumë. Jo rastësisht vendi është në varfëri ekstreme pasi në shumë familje ka vetëm nga një të punësuar që merr pagë minimale që minimizon mundësitë e përmbushjes së detyrimeve familjare.
Krahas, shpenzime të rritura edhe pagat minimale në harmonizim me pagat tjera duhet të rriten në të kundërtën, poqë nuk u rriten pagat do të rritet dëshpërimi i qytetarëve. Posaçërisht të rinjve që nuk do vendosin të vazhdojnë të mbijetojnë në këtë vend me gjithë këto vështirësi, por do të zgjedhin të largohen e ta braktisin vendlindjen në kërkim të një jete normale, jo më të mirë sepse këtu nuk e kanë fare mirë.
Ndryshe, me këtë dinamikë ekonomike numri i qytetarëve të varfër vetëm se do të rritet edhe më shumë, ndërkaq ata që veçmë janë të varfër do ta kenë edhe më të vështirë të përballen me shpenzimet e përditshme që tashmë janë veçse me çmime shumëfish më të larta.
Situatë jo e lehtë për tu përballuar për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, rritja e çmimeve u bë traditë e zakonshme madje edhe javore që çdo javë pothuajse kishte ndryshim çmimesh, nuk dihej se cilat masa dhe çfarë ndikimi kishin ato masa antikrizë të marra nga Qeveria, sepse në praktikë secili qytetarë është në krizë të thellë.
Shpresa e ka humbur rrugën në Maqedoninë e Veriut, madje është absurditet të dëgjohet prej ndokujt që shpreson që gjendja do të ndryshoj në aspekt pozitiv. Të rinjtë nuk shohin të ardhme, të punësuarit të pa kënaqur me pagat, të moshuarit me pensione që as për kontrolle mjekësore nuk janë të mjaftueshme. Pra, e gjithë kjo katrahurë shkakton krizë edhe më të thellë në Maqedoninë e Veriut, që do të futemi në “krizë qytetarësh”, ku vendi do të zbrazet dhe do të bëhet i pa banueshëm. /Zhurnal.mk