Agjencia Zhurnal.mk.

Pritet të organizohet mbledhje e nënshkrimeve për shpalljen e referendumit për shkarkimin e kryetares së Shkupit

Shkup, 21 dhjetor – Partia Liberal Demokrate e Monika Zajkovës do të organizojë mbledhjen e nënshkrimeve për shpalljen e referendumit në Qytetin e Shkupit, me qëllim të shkarkimit të Danella Arsovskës nga posti i kryetares, shkruan Alsat.

Qëllimi është që referendumi të mbahet në të njëjtën ditë me zgjedhjet parlamentare dhe rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale më 8 maj. Për organizimin e tij, PLD-ja duhet të mbledhë 46 mijë nënshkrime, që është 10% e votuesve të Shkupit.

“Përveç që duam shpalljen e referendumit për ndryshimin e kryetares së Qytetit të Shkupi, duam të iniciojmë edhe ndryshim të Ligjit për vetëqeverisje lokale i cili në vitin 1996 ka ofruar mundësi për tërheqjen e kryetarit të komunës nga posti.

Por me ndryshimet që janë bërë në vitin 2002 kjo dispozitë është hequr dhe kryetari mund të ndryshohet vetëm nëse kapet gjatë kryerjes së veprës penale ose nëse ndërron jetë”, sqarojnë nga partia e Monika Zajkovës.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky