Shkup, 3 shtator – Ky shekull po i takon gati krejtësisht teknologjisë, në të gjitha dimensionet, gati pa asnjë përjashtim, por një pjese të njerëzve ajo ua ka lehtësuar jetën. Përdorimi i telefonave ndikon në vonesën e të folurit te këta fëmijë sepse ndikon në vnonesën në të folur tek ata theksoi logopedja Ajshe Beqiri.
“Teknologjia ne moshen e hershme nuk preferohet. Por munde te themi se ne moshen shkollore munde të përdoret nën mbikqyrjen e prinderit dhe vetëm e vetëm për procese mësimore. Por ne qoftë se përdoret për argëtim për lojra apo filma vizatimor maksimum mundë të qëndroj deri në 20 minuta që lejohet të qëndroj një fëmijë para ekraneve televizive apo tel”, u shpreh logopedja Ajshe Beqiri.
Beqiri: Është ngritur vetëdija tek prinderit
Por është e rëndësishme që prindërit të kuptojnë se një terapist i të folurit nuk punon vetëm me defektet e shqiptimit. Për më tepër, një terapist i të folurit është në gjendje të përgatisë një fëmijë për shkrim-lexim, nëse ai ka ndonjë problem me të folurin, si dhe për më tej.logopedja Ajshe Beqiri thekson se është ngritur vetëdija tek prinderit.
“Kur krahasohet vitet e mëparshme dhe tani kemi vetëdisim shumë të popullatës . Më parë nuk kanë pranuar që fëmija I tyre të dërgohet ne edukator special logopd psikolog . por tani gjeneratat e reja të prinderve e pranojnë faktin ne qoftë se edukatorja e ka sugjeruar për në logoped ose te ndonje profesionist tjetër e pranojne faktin . Dhe sa me heret të drejtohen tek ndonje profesionist munde të përmisohet gjendja e te folurit tek fëmijet”, theksoi Beqiri.
Për shumicën e fëmijëve, të folurit në gjuhën amtare është një mjeshtëri që fitohet në mënyrë natyrale. Fëmija e ka këtë mundësi që nga lindja. Për të pasur një zhvillim normal të të folurit dhe të gjuhës duhet që foshnja të jetë e aftë të dëgjojë, të shikojë, të kuptojë dhe të kujtojë.Të ketë aftësi motorike për të lëvizur gojën dhe të ketë mundësi sociale për të ndërvepruar me të tjerët.