Agjencia Zhurnal.mk.

Prodhuesi i automobilave luksoz Bentli shënoi rekord shitjesh

Bentli është prodhuesi i fundit i automobilave luksoz i cili kumtoi se ka shënuar rekord të shitjeve, lajmëroi DPA.

Kompania me seli në Kru, në jug të Mançesterit, kumtoi se vitin e kaluar ka dërguar 15.174 automobila.

Kjo është 4 për qind më shumë se sa në vitin 2021, dhe është nxitur nga kërkesa rekorde në Amerikë, Evropë dhe Azi-Paqësor.

Rolls-Rojs je kumtoi se ka shënuar rekord me dërgesën e 6.021 automobilave vitin e kaluar, që është rritje prej 8 për qind në nivel vjetor.

Edhe brende të tjera të automobilave luksoz si Bugati shënuan shitje të mirë gjatë epidemisë së koonavirusit.

Dëshmi për gjendjen e mirë me shitjen e automobilave luksoz është shembulli i kompanisë Lamborgjini, e cila në gusht kumtoi se automobilat e vet i ka të shitur deri në fillim të vitit 2024. 

Related posts

Atentat kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico dërgohet i plagosur në spital

Xh M

EEA: Ndryshimet klimatike po shndërrohen gjithnjë e më shumë kërcënim për shëndetin

Xh M

Më 23 maj, OKB-ja voton për rezolutën për Srebrenicën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky