Agjencia Zhurnal.mk.

Prodhuesi i telefonave inteligjentë prezanton veturën e parë elektrike

Xiaomi ka prezantuar zyrtarisht këtë javë veturën e tij të parë elektrike gjatë një eventi në Pekin, sipas raportimeve të huaja.

Automjeti elektrik quhet SU7, megjithatë, bashkëthemeluesi i kompanisë Lei Jun nuk dha një datë të saktë për lansimin e veturës dhe nuk dha detaje për çmimin.

Sipas deklaratave të Jun, SU7 do të ketë një motor të avancuar, vozitje me teknologjie vetë-drejtuese dhe sisteme të menaxhimit të baterisë.

SU7, një akronim për Speed Ultra do të jetë i pajisur me softuer dhe elektronikë nga Xiaomi.

Vetura pritet të ketë një rreze vozitjeje prej 800 kilometrave, bazuar në baterinë e saj.

Related posts

Katër adoleshentë australianë vodhën një Maserati Grecale dhe një Porsche Macan – por gëzimi i tyre ishte jetëshkurtër

D V

Mbushës i ri për veturat elektrike: Shpejtësia dhe performanca e lartë!

D V

SHBA vendosi tarifa brutale ndaj Kinës – kjo është goditja më e fuqishme ndaj veturave elektrike

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky