Agjencia Zhurnal.mk.

Produktet “kinder” – ai që i ka blerë, të mos i hajë, por t’i kthejë

Shkup, 6 prill 2022 – Nga tregu në vend  tërhiqen seritë e produkteve “kinder” të kompanisë “FERERO”, afati i të cilave skadon më 03.10.2022, 23.08.2022, 02.02.2022, 07.07.2022, 15.07.2022, 11.06.2022 dhe 30.06.2022, njoftoi Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV).

Shërbimet inspektuese të AUV-së zbatuan një kontroll të jashtëzakonshëm inspektues te operatori me ushqim “Atlantik trejd” SHPK Shkup, importues i kompanisë FERERO sh.p.k nga Zagrebi, Republika e Kroacisë,  ku informon se  për arsye parandaluese  nga tregu në Republikën e Maqedonisë së Veriut tërhiqen disa seri të produkteve “kinder”.

Pasdite AUV mori edhe njoftim nga Sistemi për parandalim të shpejtë për ushqim dhe ushqim të kafshëve (RASSF) të Bashkimit Evropian, me të cilën alarmohet se në tregun e vendit  është plasuar një produkt i dyshimtë i çokollatës nga ky prodhues.

“Në bazë të kontrollit inspektues të kryer, firmës importuese i është lëshuar vendim i cili ndalon tregtimin e produkteve “kinder” me lot L006LtB-NR, L330RtB-MJ, L2923RtDKX, L328RtD-M, L336RZD-MU, L302RO3, L321RO3. Gjithashtu operatorit i është lëshuar një urdhër për tërheqjen e produktit të listuar të lotusit dhe tërheqjen e sasive të plasuara në treg. Vërtetim për tërheqje të menjëhershme parandaluese nga tregu të produkteve të kësaj marke është dërguar në AUV nga kompania importuese e cila ka raportuar se produkti 260320 Kinder Schokobons G125x16, seria L321R03, me afat deri më  30.06.2022, seria L302R03, me afat deri më  11.06.2022, nga prodhuesi Ferrero Ardennes SA, rue Pietro Ferrero 5, 6700 Arlon, Belgjikë, thekson AUV.

Agjencia i njofton konsumatorët që kanë blerë këtë lloj produkti, të mos e konsumojnë, ta kthejnë në vendin ku e kanë blerë./Zhurnal.mk

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky