Agjencia Zhurnal.mk.

Profesionistë nga BP do të jenë të ftuarit e studentëve në UEJL

Shkup, 6 prill – Me formimin e bashkëpunimit me Bankës Popullore (BP) dhe Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL), si një nga institucionet e arsimit të lartë në vend, do të arrihet sinergji në avancimin e veprimtarisë hulumtuese dhe ndërtimin e të rinjve, kuadrove profesioniste në fushën e makroekonomisë dhe financave. Për këtë qëllim, sot u nënshkrua Memorandum për bashkëpunim mes dy institucioneve nga ana e guvernatores së BP, Anita Angellovska-Bezhovska dhe rektorit të Universitetit të EJL, Abdulmenaf Bexheti, në praninë e zëvendësguvernatorit Fadil Bajrami.

Me Memorandumin, informoi BP, parashikohet realizim i më shumë aktiviteteve të përbashkëta nga Banka qendrore dhe Universiteti. Mes tyre, është planifikuar që kuadro të BP të jenë ligjërues të ftuar në Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL), Gjithashtu është parashikuar që edhe Banka qendrore të japë kontribut të vetin në formimin e programeve të reja studimore për politikën monetare, makroekonominë dhe bankarinë. Nga ana tjetër, profesorët universitarë dhe hulumtuesit, së bashku me të punësuarit nga Banka qendrore do të bashkëpunojnë në kërkime dhe analiza. Janë parashikuar edhe tryeza të rrumbullakta, konferenca, seminare dhe punëtori, si dhe shkëmbim i informacioneve për aktivitete dhe ngjarje të organizuara nga institucione vendore dhe të huaja.

“Është gjithmonë një kohë e mirë për t’iu përkushtuar ndërtimit të kapitalit njerëzor. Arsimi formal luan një rol të rëndësishëm në rritjen e produktivitetit të një ekonomie. Transferimi i praktikës në arsim, si dhe mësimi i vazhdueshëm përmes karrierës profesionale janë të një rëndësie të veçantë. Për këtë qëllim, Banka qendrore, si institucion që kryen punë kërkimore dhe analitike, ndërton partneritete me institucionet arsimore. Nëpërmjet bashkëpunimit me institucionet e arsimit të lartë, siç është Universiteti i EJL-së, dëshirojmë të arrijmë sinergji, përmes së cilës punonjësit tanë do të jenë përkrahës për qëllimin e tyre kryesor – veprimtarinë arsimore, ndërsa profesorët e EJL-së do të jenë përkrahës në disa nga hulumtimet tona”, tha guvernatorja Angellovska- Bezhoska.

Rektori Bexheti, theksoi se fakulteti për biznes ekonomi pranë UEJL-së me vite të tëra praktikon angazhim të mysafirëve ligjërues nga fusha, sidomos nga ekspertë nga Banka popullore, por se sot bashkëpunimin ekzistues e zyrtarizojnë me aktivitete konkrete, përmes të cilave kuadri i Bankës popullore dhe kuadri akademi i UEJL-së do të japin kontribut konkret për formimin e programeve studimore për nevojat e politikës makroekonomike, monetare dhe financiare.

“Ato do të realizohen përmes organizimit të aktiviteteve, tryezave të rrumbullakta, konsultimeve dhe formave tjera të bashkëpunimit. Kjo dëshmoi edhe një herë për përcaktimin e fuqishëm të Universitetit për të ofruar programe cilësore studimore të themeluara në analizë të fuqishme dhe të mbështetura nga komuniteti më i gjerë dhe nga institucionet relevante në vend”, theksoi rektori Bexheti.

Banka popullore ka nënshkruar Memorandum bashkëpunimi edhe me universitete të tjera, ndërsa është i hapur edhe për formalizimin e bashkëpunimit edhe me institucione tjera arsimore dhe shkencore.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky