Agjencia Zhurnal.mk.

Profesori zviceran: Krimi i organizuar ka interes që t’ia pamundësojë policisë qasjen në veri

Profesori i njohuri zviceran Oliver Jens Schmitt, ka folur rreth situatës në veri pas sulmit terrorist që ndodhi në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku.

Ai të hënën kishte deklaruar se krimi i organizuar ka interes për t’ia ndaluar qasjen në veri policisë, prandaj sipas tij çdo veprim i policisë së Kosovës po tentohet të paraqitet si dhunë etnike.

“Incidenti i lartpërmendur i tregoi të gjithë botës se sa ngushtë janë të lidhura krimi i organizuar dhe dhuna politike. U bë gjithashtu e qartë se sa ngushtë janë ndërthurur këto grupe të aktorëve politikë kriminalë me qeverinë në Beograd”, tha ai në një intervistë për SwissInfo përcjell Klankosova.tv

Anëtari i Akademisë së Shkencave së Austrisë, theksoi se të gjitha institucionet në Serbi janë të përkushtuara ta kthejnë Kosovën në Serbi.

“Nacionalizmi serb dhe miti janë pengesa në rrugën e Serbisë drejt sundimit të ligjit dhe demokracisë. Serbia aktualisht është shumë larg nga kjo”, tha Schmitt.

Profesori zviceran shtoi se Serbia e mohon edhe ekzistencën e popullit të Kosovës, përveç shtetësisë së saj.

“Ka edhe teori serbe se shqiptarët në fakt janë serbë të konvertuar në islam”, thotë ai.

Ai tha se Aleksandar Vuçiq, i cili gjithashtu është i prirur ideologjikisht drejt Rusisë, nuk është një demokrat, por një sundimtar autoritar që vepron brutalisht nga brenda.

“Fakti që Perëndimi po i afrohet është gjithashtu i rrezikshëm sepse Kosova është e vetmja demokraci funksionale në rajon”, shtoi ai.

Related posts

Kurti: Kosova udhëheq me rritjen e saj ekonomike në Ballkan, model i suksesit dhe transformimit

D V

Picula: Serbia dëshiron ta kompensojë humbjen e Kosovës duke rritur ndikimin e saj në vendet fqinje

D V

Kurti: Opozita duhet të bëhet gati për zgjedhje, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky