Agjencia Zhurnal.mk.

Projekt gjermano-maqedonas për rritje të ndërgjegjësimit për ndotjen

Shkup, 25 janar – Projekti CleanBREATHE, hulumtim për ndotjen e ajrit me ndihmën e zgjidhjeve teknike dhe edukative, synon ta bëjë të dukshëm ajrin e ndotur dhe të inicojë ndryshime afatgjata në sjelljen e aktorëve shoqërorë, informojnë nga Iniciativa O2, një shoqatë që mbron rritjen e ndërgjegjësimit për ndotjen e ajrit dhe reduktimin e saj nëpërmjet një qasjeje sistematike.

Projekti zhvillohet ndërmjet Universitetit gjerman Magdeburg-Stendahl dhe FINKI-t maqedonas në UKIM, ku janë të përfshirë krijuesit e platformave për vizualizimin e ndotjes së ajrit, Pulse. Iniciativa Eco1 dhe AirCare2 dhe O2.

Qëllimet e projektit janë: krijimi i vetëdijes qytetare dhe përshtatja e qëndrueshme e sjelljes në dy vende (Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Gjermania) si model për të gjithë Evropën, përmes një qasjeje të shkencës për dizajn kritik, më pas dizajnimi dhe planifikimi i rrjeteve të sensorëve, qasje të reja për sensorë për pajisjet mobile dhe algoritme për parashikimin e inteligjencës artificiale.

Përveç kësaj, projekti synon të zhvillojë modele të reja biznesi që duhet të ndihmojnë bizneset me sjellje të ndërgjegjshme për mjedisin.

“CleanBREATHE do të organizojë punëtori për qytetarët dhe studentët për të rritur ndërgjegjësimin për temën dhe për të rritur pjesëmarrjen në procesin e mbledhjes së të dhënave, njoftojnë nga Iniciativa O2.

Nga Shoqata kumtojnë se dhjetorin e kaluar është mbajtur një punëtori e përbashkët me 16 studentë nga Gjermania dhe Maqedonia e Veriut, e cila ka krijuar ide për një instalim publik që mund të përdoret për të rritur ndërgjegjësimin për ndotjen e ajrit në qytetet gjermane Magdeburg dhe Shkup.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky