Agjencia Zhurnal.mk.

Projekti i ri me Inteligjencë Artificiale – mund të krijoni avatarë dhe t’i kontrolloni ata me zërin tuaj

Studiuesit e Google së fundmi kanë publikuar një mori modelesh dhe idesh të reja.

E fundit është projekti VLOGGER, një mënyrë kjo për ta shndërruar një imazh të palëvizshëm në një avatar të kontrollueshëm.

VLOGGER nuk është aktualisht i disponueshëm, por në bazë të disa demonstrimeve të publikuara shihet se ai lejon krijimin e avatarit dhe kontrollimin e tij vetëm me anë të zërit.

Çuditërisht, kjo duket realiste, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Aktualisht VLOGGER nuk është gjë tjetër veçse një projekt kërkimor me disa video argëtuese i mbështetur nga Inteligjenca Artificiale (Al), por nëse ndonjëherë transferohet në produkt, mund të jetë një mënyrë e re komunikimi.

I ndërtuar mbi arkitekturën e difuzionit që fuqizon modelet tekst-në-imazh, projekti trajton lëvizjet e trupit dhe buzëve të personit, lëvizjet e kokës, shprehjet e fytyrës dhe gjestet, për ta bërë videon të duke sa më reale.

Megjithatë, duke e pasur parasysh që ky është vetëm një vrojtim paraprak e jo produkt aktual, videoja mund të mos përputhet gjithmonë me mënyrën se si personi lëviz me të vërtetë.

Sipas studiuesve, një nga rastet kryesore të përdorimit të VLOGGER është përkthimi i videove, dhe krijimi i avatarëve për asistentë virtual.

Ndryshe, ka mjete të ngjashme të tilla si Synthesia, ku përdoruesit mund të krijojnë avatarin e tyre personal për prezantime. 

Related posts

Teknologjia e re e inteligjencës artificiale e Google që “mund të gjejë syzet e humbura”!

D V

Për të qenë të qartë: TikTok dallon përmbajtjen e krijuar nga Inteligjenca Artificiale

D V

Vjen GPT-4o – çfarë thotë për këtë risi Mira Murati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky