Agjencia Zhurnal.mk.

Prokurori i ri publik Kocevski do të japë deklaratë solemne para kryetarit të Kuvendit

Shkup, 15 shkurt – Prokurori i ri publik shtetëror Lupço Kocevski sot do të japë deklaratë solemne para kryetarit të Kuvendit, Jovan Mitreski.

Kuvendi pardje unanimisht me 62 vota “pro” ka zgjedhur Kocevskin për prokuror të ri publik shtetëror.

Kocevski është propozuar si kandidat i vetëm për prokuror publik shtetëror pasi prokurorja Lidija Raiçeviq nuk ka marrë mendim pozitiv nga Këshilli i prokurorëve publikë, ndërsa për prokuroren Fatime Fetai Këshilli Gjyqësor nuk ka diskutuar për shkak të dokumentacionit jo të plotë të dorëzuar.

Kocevski është një ish-avokat, i cili është zgjedhur prokuror i lartë publik në Gostivar në vitin 2008. Nga janari i vitit 2022, ai është zgjedhur prokuror publik në Prokurorinë Publike të Republikës, në mesin e dhjetë prokurorëve të këtij institucioni. Ka qenë pjesë e Bordit Drejtues të Akademisë për Gjyqtarë dhe Prokurorë, si dhe anëtar i komisionit disiplinor në Prokurorinë Publike.

Prokurori i mëparshëm shtetëror, Lubomir Joveski, u emërua më 25 dhjetor 2017 dhe u pasua nga Marko Zvërlevski, i cili u shkarkua në gusht të po atij viti. Aktualisht, u.d. prokurore e Republikës në vend të Lubomir Joveskit është prokurorja Sonja Simovska. 

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky