Shkup, 30 mars – Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, në bazë të provave të mbledhura gjatë procedurës hetimore, ka vazhduar procedurën edhe ndaj dhjetë personave të dyshuar për keqpërdorim seksual dhe prodhim të materialit pornografik.
Përkatësisht, në janar të këtij viti, prokurori në fjalë ka lëshuar Urdhër ndaj pesë personave të cilët kanë abuzuar seksualisht me të mitur dhe kanë prodhuar materiale pornografike.
Me veprimet e përshkruara në Urdhrin për zbatimin e procedurës hetimore, gjashtë persona dyshohen se kanë kryer veprën e trafikimit të fëmijëve nga neni 418-d paragrafi 3 i KP, dy persona akuzohen për veprën penale Abuzimi seksual i një personi të pambrojtur nga neni 187 paragrafi f.2 v.v. me f.1 dhe dy persona për veprën penale Prodhimi dhe shpërndarje e pornografisë së fëmijëve nga neni 193 paragrafi 3 i KP.
“Përkatësisht, në janar të këtij viti, prokurori në fjalë ka lëshuar Urdhër ndaj pesë personave të cilët kanë abuzuar seksualisht një të mitur dhe kanë prodhuar materiale pornografike. Pas veprimeve të ndërmarra gjatë procedurës hetimore, prokurori publik ka siguruar prova të forta në bazë të të cilave, në bashkëpunim me Njësinë Kombëtare për ndalimin e kontrabandimit të emigrantëve dhe trafikimit me qenie njerëzore pranë MPB-së, ka kryer sot aksionin. Kontrollet janë kryer në disa lokacione në Veles dhe në një lokacion në Shkup dhe Tetovë, ndërsa nëntë persona janë ndaluar, ndërsa një i dyshuar ndodhet jashtë vendit, thuhet në njoftimin e PPRMV-së
Duke vlerësuar se ekzistojnë rrethana që justifikojnë frikën nga rreziku i arratisjes, se do të fshehin, falsifikojnë ose shkatërrojnë gjurmët e veprës penale dhe se duke ndikuar mbi dëshmitarët dhe bashkëpunëtorët do të pengojnë hetimin, si dhe frikën nëse mbrohen nga liria se do ta përsërisin rastin, prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake propozimin për caktimin e masës së paraburgimit për tetë të dyshuar dhe masa për kujdes për dy persona të dyshuar për prodhimin dhe shpërndarjen e pornografisë së fëmijëve.
Për veprat penale trafikim me fëmijë dhe abuzim seksual të një personi të pambrojtur parashikohen dënime me burg të paktën 8 vjet, ndërsa për krimin e prodhimit dhe shpërndarjes së pornografisë së fëmijëve parashikohet dënim me burg nga 3 deri në 5 vjet aa.