Agjencia Zhurnal.mk.

Prokuroria: Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit me fëmijën që ndërroi jetë nga sulmi i një qeni

Shkup, 12 prill – Prokurori publik ka kryer mbikëqyrje në vendin ku fëmija tetëvjeçar ishte sulmuar dhe kishte ndërruar jetë pas sulmit nga një qen i fqinjit në lagjen Pintia të Shkupit. Nga Prokuroria konfirmuan se po ndërmerren masa për hetimin e gjithë rastit. 

“Prokurori publik ka kryer mbikëqyrje në vendin e ngjarjes. Është dhënë urdhër për obduksion dhe po ndërmerren veprime për hetimin e gjithë rastit”, informuan nga Prokuroria Publike.

Ministria e Punëve të Brendshme sot informoi se mbrëmë një fëmijë i mitur ka ndërruar jetë pasi ishte sulmuar nga qeni të cilin e ruante fqinji i tij. 

“Nga SPQ ‘Shën Naumi i Ohrit’ më 11.04.2023 në orën 18:25 ishte denoncuar se te ata ishte sjellë një i mitur nga Shkupi, i cili sipas denoncimit u është nënshtruar lëndimeve si pasojë e sulmit nga qeni, pronë e fqinjit të tij N.G. Është njoftuar prokurori publik me urdhër të të cilit trupi është dorëzuar për obduksion dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, informuan nga MPB

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky