Shkup, 30 mars – Prokuroria Publike dhe Ministria e Punëve të Brendshme sot nënshkruan protokoll për bashkëpunim si rezultat i punës aktive gjashtëmujore të grupit të punës të cilin e formuan për atë qëllim.
“Domosdoshmëria e përpilimit të këtij Protokolli doli jo vetëm nga praktika e mirë e krijuar në vendet tjera evropiane dhe në vendet e rajonit, kurse në drejtim të implementimit të standardeve evropiane në punën e institucioneve të obliguara për zbatimin e ligjit”, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.
Ky protokoll, siç theksoi ministri, paraqet vepër e nëpunësve policorë të policisë kriminalistike të cilët punojnë në terren, të cilët çdo ditë bashkëpunojnë me prokurorët publik dhe saktë i ka dijagnostikuar segmentet të cilat kanë nevojë për doprecizim të tyre gjatë procesit të bashkëpunimit të ndërsjellë.
“Qëllimi ynë i përbashkët është zbulimi me sukses, dëshmimi dhe parandalimi i veprave penale si dhe të autorëve të tyre dhe zbatim efikas i procedurës penale, duke mbajtur llogari për të drejtat e viktimave, të dyshuarve dhe të akuzuarve, kurse e tërë kjo në pajtim me legjislacionin nacional dhe marrëveshjet ndërkombëtare të nënshkruara”, potencoi Spasovski.
Spasovski është i bindur se në këtë mënyrë sigurojnë vegël bashkëkohore për efikasitet më të madh për organet ndjekjes, por në të njëjtën kohë ofrojnë garanci për respektimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve.
Prokurori Publik, Lubomir Joveski tha se miratimi i ligjit të fundit për procedurë penale në tërësi e ka ndryshuar rolin e prokurorit publik në procedurën parahetimore dhe hetimore, Tani në kompetencë të tij, siç tha, është koordinimi i të gjitha veprimeve hetuese dhe të të gjitha pjesëve nga policia gjyqësore duke përfshirë edhe pjesëtarët e MPB-së me qëllim që të mundësohet hetim i shpejtë dhe efikas dhe grumbullim i të gjitha dëshmive të nevojshme për ndjekje penale.
“Prandaj, dy institucionet tona në punën e tyre të përditshme janë të pashmangshme të orientuara drejt bashkëpunimit të ngushtë dhe veprimeve të përbashkëta për parandalimin dhe zbardhjen e të gjitha veprave penale dhe nxjerrjen e autorëve të tyre para drejtësisë. Në atë drejtim realisht kemi shumë rezultate, tha Joveski.
Ai informoi se gjatë vitit 2022 prokuroritë publike në vend kanë pranuar kallëzime të reja penale për gati 20 mijë autorë të rritur të njohur të krimeve, si dhe ndaj mbi 1000 fëmijëve. Më shumë se 70 për qind e këtyre kallëzimeve penale janë ngritur nga MPB, gjë që sipas Joveskit tregon rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit të ndërsjellë në veprimet e tyre. “Protokolli që po e nënshkruajmë sot do ta dinamizojë dhe do ta harmonizojë punën tonë”, tha Joveski.