Shkup, 6 prill – Prokurori publik kompetent nga Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit ka nxjerrë urdhër për kryerjen e hetimeve kundër pesë personave, përfshirë kryetarin e një komune, një organ mbikëqyrës komunal dhe tre bashkëpunëtorë.
“Me veprimet e përshkruara në urdhër, i dyshuari i parë – kryetar i komunës dhe i dyshuari i tretë – organ mbikëqyrës në komunë, si bashkëkryetarë kanë kryer vepër penale të zgjatur Keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar në prokurim publik, ndërsa i dyshuari i dytë si pronar i vërtetë i dy personave juridik, ka kryer dy vepra të vazhdueshme penale, përkatësisht veprën penale Nxitje lidhur me veprën penale Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar dhe veprën penale Larje e parave dhe produkteve të tjera të veprës penale. I dyshuari i katërt – pronar dhe menaxher i një personi juridik tashmë të fshirë dhe nënshkrues i autorizuar i llogarive bankare të një personi tjetër juridik tashmë të fshirë, akuzohet për kryerjen e një vepre të zgjatur penale Ndihmë në lidhje me veprën penale të larjes së parave dhe produkteve të tjera të veprës penale, ndërsa i pesti – Menaxheri i personit juridik, pronari i të cilit është i dyshuari i dytë, ka kryer Keqpërdorim të procedurës së thirrjes publike, duke dhënë kontratë për prokurim publik ose partneritet publiko-privat, kumtoi PP.
Në një periudhë gjashtëvjeçare, nga viti 2012 deri në vitin 2018, thuhet në kumtesë, të inkurajuar nga i dyshuari i dytë, i dyshuari i parë dhe i tretë kanë keqpërdorur pozitën zyrtare dhe kanë përfituar për një tjetër, duke i shkaktuar dëm buxhetit të komunës, ndërsa i dyshuari i katërt, duke lëshuar Faturat me përmbajtje të pavërtetë drejtuar personit juridik të të dyshuarit të dytë, të cilat nuk i ka regjistruar në të dhënat e kontabilitetit, e kanë ndihmuar në kryerjen e veprës penale Larje e parave dhe produkteve të tjera të veprës penale. I dyshuari i pestë, me dorëzimin e dokumentacionit me përmbajtje të rreme, me dashje ka shkelur rregulloren për procedurën e dhënies së kontratës së prokurimit publik dhe në këtë mënyrë ka arritur një përfitim tjetër pasuror në përmasa të mëdha./Zhurnal.mk