Agjencia Zhurnal.mk.

Promovim i instrumenteve të reja financiare të BE-së për ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme

Shkup, 5 tetor – Komisioni Evropian në bashkëpunim me Odën ekonomike të Maqedonisë së Veriut dhe “Western Balkans 6 Chamber Investment Forum“ (WB6CIF) organizojnë sot ngjarje hibride rajonale me temë “Open4Business – Made in the Western Balkans – Supported by EU”.

Siç informojnë nga Oda ekonomike, do të promovohen instrumentet e reja financiare të Bashkimit Evropian për mikro, të vogla dhe të mesme që janë të kapshme në rajonin përmes Kornizës investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF) në partneritetit me institucionet ndërkombëtare financiare.

“Instrumentet financiare mes tjerash dedikohen për zona si investime të gjelbra dhe teknologji, mikrofinancim, efikaistete energjetike dhe projekte për energji të ripërtërirë, bujqësi e qëndrueshme, ekonomi qarkulluese, eko-turizëm dhe ndërmarrje të kryesuara nga gratë dhe të rinjtë. Financimi do të jetë i kapshëm në formë të huave, kapitaleve, stimulimeve investuese dhe ndihmës teknike”, sqarohet në komunikatë.

Në ngjarje janë parashikuar fjalime të kryetarit të Odës ekonomike, Branko Azeski, të ministrit të Fianncave, Fatmir Besimi dhe të euroambasadorit Dejvid Gir.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky