Agjencia Zhurnal.mk.

Propozim-ligjet për luftë me dopingun në sport dhe për themelimin e Fakultetit të Mjekësisë në përbërje të USHKO e kaluan filtrin e komisionit në Kuvend

Shkup, 27 shkurt  – Propozimi i ligjit për luftë me dopingun në sport dhe parandalimin e tij dhe Propozimi i ligjit për themelimin e Fakultetit të Mjekësisë në përbërje të Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit” – Manastir sot e kaluan filtrin e komisionit në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. 

Në seancën e 22-të të Komisionit për arsim, shkencë dhe sport, deputetët vendosën që ky propozim-ligj të dërgohet në procedurë të mëtutjeshme në Kuvend. 

Propozimin në debatin e sotëm e sqaroi propozuesja, zëvendëskryeministrja përgjegjëse për Politika të Qeverisjes së Mirë, Sllavica Gërkovska. 

Sipas propozimit, Ligji për luftë me doping në sport dhe parandalim të tij, në momentin e miratimit bazohet në dispozitat e Konventës Evropiane për Parandalimin e Dopingut në Sport të Këshillit të Evropës, Konventës Ndërkombëtare Kundër Dopingut në Sport të UNESKO-s dhe Kodit Botëror Anti Doping nga viti 2021, dispozitat e të cilit hynë në fuqi më 1 janar të vitit 2021. 

Arsyeja më e rëndësishme për miratimin e Ligjit qëndron në nevojën e harmonizimit të rregullave ligjore të Republikës së Maqedonisë së Veriut me parimet themelore të Kodit të ri Botëror Anti Doping dhe dispozitat më të rëndësishme të cilat i operacionalizojnë ato parime.

Në seancën e sotme u debatua edhe për Propozimin e ligjit për themelimin e Fakultetit të Mjekësisë në përbërje të Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit” – Manastir – në lexim të parë. 

Propozuesi Nenad Kociq nga LSDM e sqaroi ligjin pas çka deputetët diskutuan për themelimin e fakultetit. 

Sipas propozimit, me themelimin e Fakultetit të Mjekësisë si njësi në kuadër të Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit” në Manastir do të arrihet nivel i lartë arsimimi dhe aftësimi për studentët që do të bëhen mjekë, duke siguruar njohuritë dhe aftësitë e nevojshme, kontributin në kërkimin dhe inovacionin në fushën e mjekësisë, ku mund të përfshihen teknologjitë e reja, barnat dhe terapitë e tërheqjes së projekteve dhe aktiviteteve kërkimore që do të kontribuojnë në përparimin e shkencës dhe praktikës mjekësore.

Ky propozim ligj pastaj ishte vendosur në votim dhe ishte votuar që të dërgohet në procedurë të mëtutjeshme në Kuvend. 

Në rend dite të seancës së sotme ishte edhe Propozimi i ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, me procedurë të shkurtër, i cili nuk erdhi në rend dite.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky