Agjencia Zhurnal.mk.

Protestë historike, mjekët në Angli: Katër ditë në rrugë për pagat

Mjekët që punojnë në shërbimin shëndetësor publik të Britanisë së Madhe nisën një greve katër ditore, të konsideruar si më dërrmuesen në historinë e vendit.

Shkas për vendimin e tyre janë bërë mosmarrëveshjet me qeverinë mbi pagat dhe kushtet e punës. Aksioni i mjekëve pason disa muaj grevash nga stafe të tjera të sektorit publik dhe privat pasi inflacioni galopant shkaktoi krizën me të ashpër së jetesës në Mbretërinë e Bashkuar të një brezi të tërë. Veprimi i të ashtuquajturve mjekë të rinj, mjekë që nuk janë specialistë të lartë, por që sërish i kanë disa vite, vjen pas një ndërprerjeje të shkurtër të punë muajin e kaluar dhe disa grevave nga infermierët. Ai mund të përbërë veprimin më serioz të kësaj natyre deri tani dhe mund të çojë në anulimin e mijëra vizitave mjekësore.

Mjekët kërkojnë një rritje pagash prej 35 për qind, e cila sipas tyre është e nevojshme për të ndihmuar në kompensimin e më shumë se një dekade shkurtimi të rrogës në terma realë. Ata gjithashtu argumentojnë se mangësitë e krijuara prej pandemisë së bashku me mungesën e stafit po rrisin masivisht ngarkesën e punës, duke rrezikuar pacientët.

“Kërkesat tani janë shumë më të strukturuara. Në fakt, është për t’u habitur që prej vitesh nuk janë bërë kërkesa të tilla. Stafi po sfilitet nga NHS, shumë prej tyre tashmë janë larguar. Kjo do të thotë se punonjësit,  infermierët dhe mjekët aktualë janë në fakt tmerrësisht të ngarkuar, dhe numri i tyre nuk është i mjaftueshëm për të përballuar këtë situatë. E gjithë kjo është një tragjedi”, u shpreh Lisa Robinson, punonjëse sociale mjekësore.

Për shkak të grevës, llogaritet të shtyhen gati një çerek milionë vizita mjekësore.

Related posts

Atentat kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico dërgohet i plagosur në spital

Xh M

EEA: Ndryshimet klimatike po shndërrohen gjithnjë e më shumë kërcënim për shëndetin

Xh M

Më 23 maj, OKB-ja voton për rezolutën për Srebrenicën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky