Agjencia Zhurnal.mk.

Pse nuk duhet t’i thuash fëmijës ‘po’ për çdo gjë?

Pse prindërit duhet të ndihen mirë kur u thonë ‘jo’ fëmijëve të tyre

Ekziston një stil prindërimi, i cili përkufizon ata prindër që i lejojnë fëmijët të bëjnë gjithçka duan, pa e konsideruar nëse sjellja e tyre i përshtatet moshës që kanë apo është e tepruar.

Këta prindër nuk janë të këqij dhe nuk duhen konsideruar si të tillë, pavarësisht zgjedhjeve të tyre.

Psikologët theksojnë se një pjesë e tyre kanë tendenca të tilla sjellje nga frika se mos zihen në vorbullën e mënyrave të vjetra të prindërimit që nuk i japin fëmijëve lirinë e duhur. Ose thjesht kanë frikë se mos fëmija mërzitet.

Por pse është e gabuar kjo mënyrë prindërimi?

Terapistët theksojnë se është me shumë rëndësi që fëmija të dëgjojë fjalën “jo” dhe të ketë limite, pasi botëkuptimi i tyre dhe aftësia analizuese është në zhvillim, duke e bërë të pamundur për ta të marrin vendimet e duhura për çështje të caktuara.

Kur prindërit i lejojnë fëmijët të bëjnë gjithçka duan, këta të fundit humbin mundësinë të mësojnë sesi duhet të mbrojnë veten dhe se si mund të zgjidhin problemet në bashkëpunim.

Për më tepër, këta fëmijë nuk mësojnë kurrë për kompromiset që duhet të bësh në jetë. Të tilla detaje mësohen me kalimin e kohës dhe nguliten herët në karakterin e fëmijës.

Mungesa e zhvillimit të këtyre cilësive e bën jetën shumë të vështirë për ta në rritje dhe mbi të gjitha në bashkëveprim social me moshatarët apo persona të moshave më të mëdha, citon Anabel.

Psikologët këshillojnë që prindërit të tregohen të vëmendshëm ndaj vetes në radhë të parë, për të ndaluar sjellje të tilla, duke menduar arsyen pse shkaktohen. Nëse nuk gjen zgjidhje vetë, mund të kërkosh ndihmë profesionale.

Related posts

Raporti i Komitetit Evropian kundër Torturës: Në Shutkë, Prilep dhe Shtip janë përmirëuar kushtet, në Idrizovë gjendja alarmante

I Z

Gjërat që duhet t’i keni në mendje kur e zgjidhni karrierën tuaj

D V

Shkencëtarët pranojnë se birrat e forta janë më të shëndetshme për një arsye

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky