Agjencia Zhurnal.mk.

Pse ofensiva ruse në Donbas nuk po shkon ashtu siç ishte parashikuar?

Vlerësimi më i prerë se si po shkon ofensiva ushtarake ruse në rajonin lindor ukrainas të Donbasit, erdhi nga një person i cili është në një pozicion të mirë që ta dijë një gjë të tillë.

Përfundimi i përgjithshëm, fatkeqësisht, është i zymtë”, tha Igor Girkin, një komandant famëkeq i ushtrisë ruse dhe ish-zyrtar i inteligjencës, i cili ka luajtur një rol thelbësor kur shpërtheu lufta e parë në Donbas më 2014.

Në skenarin më të mirë, armiku do të ‘dëbohet’ ngadalë nga Donbasi, me humbje të mëdha [për të dyja palët, natyrisht], për shumë javë dhe ndoshta shumë muaj”, shkroi ai më 28 në një postim në llogarinë e tij në Telegram. “Në përgjithësi, armiku po mbrohet plotësisht, në mënyrë të ashpër, dhe ka nën kontroll situatën dhe trupat e tij”.

Dy javë më parë, një veteran mjaft i njohur i forcave speciale ruse kishte një vlerësim edhe më të ashpër, duke iu drejtuar drejtpërdrejt presidentit rus, Vladimir Putin, përmes një videoje: “Vladimir Vladimirovich: a po bëjmë një luftë apo po vetëkënaqemi?”.

Pasi kanë pësuar ngecje të shumta në përparim në javët e para të pushtimit të Ukrainës, duke dështuar që të marrë kontrollin e Kievit dhe qyteteve të tjera të mëdha dhe duke shkaktuar viktima të mëdha, komandantët dhe udhëheqësit politikë rusë kanë ndryshuar taktikën, duke zhvendosur pothuajse të gjithë njësitë ushtarake drejt lindjes për një ofensivë në Donbas.

Pjesë të dy provincave të Donbasit – Donjeckut dhe Luhanskut – kanë qenë nën kontrollin e separatistëve pro-rusë që nga viti 2014 dhe Putini ka njoftuar se Rusia i njeh ato si shtete të pavarura. Ky njoftim u bë disa ditë para se presidenti rus të urdhëronte nisjen e pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt.

Më 18 prill, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se ofensiva e re ruse kishte nisur. Një ditë më vonë, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se qëllimi i Moskës ishte “çlirimi i plotë” i dy provincave të Donbasit.

Por, si po shkon kjo ofensivë? Shikuar nga të gjitha aspektet, më ngadalë sesa pritej. Pse? Kjo është një pyetje më e ndërlikuar.

Nuk është aq e qartë se ofensiva ka çaluar, se nuk do të prodhojë rezultate”, tha Konrad Muzyka, analist i mbrojtjes dhe drejtor në Rochan Consulting, me seli në Poloni.

“Burimet e mia në Ukrainë janë shumë të shqetësuara lidhur me aftësitë ruse përreth Izjumit”, tha ai duke iu referuar një qyteti strategjik në lindje të Ukrainës, dhe shtoi se “është ende shumë herët të thuhet” se ofensiva në Donbas ka çaluar.

Në përgjithësi, dështimet e ushtrisë ruse kanë befasuar shumë ekspertë, të cilët kanë parashikuar që forcat e saj të armatosura, që janë më të mëdha dhe më të pajisura, do të kishim mundësi që shpejt të merrnin nën kontroll objektivët e mëdhenj, siç është Kievi dhe qytetet e tjera përgjatë bregdetit, siç është Mariupoli.

Në vend të kësaj, mbrojtësit e Ukrainës kanë shkaktuar numër jashtëzakonisht të lartë të viktimave në mesin e ushtarëve rusë, por po ashtu kanë shkatërruar një numër të madh të pajisjeve dhe armatimeve ruse – një fakt që kryesisht i atribuohet furnizimeve masive me armatime që po i dërgohen Ukrainës nga Perëndimi.

Rusia nuk ka publikuar të dhëna për ushtarët e vrarë që nga 25 marsit. Në këtë datë, Moska pranoi se 1,351 ushtarë të saj ishin vrarë. Megjithatë, sipas vlerësimeve perëndimore, besohet se mbi 15,000 trupa ruse janë vrarë, ndërkaq autoritetet ukrainase kanë pretenduar se ky numër kalon shifrën prej 20,000.

Që këto dy shifra tejkalojnë numrin e viktimave të trupave sovjetike gjatë luftës pothuajse 10-vjeçare në Afganistan në vitet ’80.

Rusia po përballet me probleme sa i përket ritmit të operacioneve. Është e qartë, ata kanë pësuar humbje të mëdha, taktikat e tyre janë dëshmuar të pasuksesshme, ata po përballen me një mbrojtje më të vendosur”, tha Kostas Tigkos, ekspert i ushtrisë ruse në Grupin Janes në Londër.

“Nuk është se ata dëshironin që të lëviznin kaq ngadalë në Donbas”, shtoi Tigkos.

Dështim apo përparim i ngadalshëm?

Siç thanë amerikanët dhe britanikët, ofensiva po shënon përparim, megjithëse shumë ngadalë.

Ne vlerësojmë se forcat ruse po bëjnë një përparim të ngadalshëm, dhe sinqerisht ne do ta përshkruanim si një përparim në rritje në Donbas”, tha një zyrtar amerikan i mbrojtjes më 29 prill. “Ka ende shumë lëvizje në Donbas, në kuptimin e marrjes ose humbjes së kontrollit të territoreve nga të dyja palët. Pra, nuk ka ndonjë ndryshim të madh në pamjen e përgjithshme në Donbas”.

“Anemike”. Kështu e përshkroi më 2 maj një zyrtar tjetër amerikan i mbrojtjes ofensivën ruse në Donbas.

Rusia ende po përballet me sfida të konsiderueshme. Është detyruar të bashkojë, të ridisloklojë njësi ushtarake nga përparimet e dështuara në verilindje të Ukrainës”, tha Ministria britanike e Mbrojtjes më 2 maj. “Shumë nga këto njësi ka të ngjarë që vuajnë nga mungesa e moralit”.

Zyrtarët perëndimorë për javë të tëra kanë theksuar se problemet me moralin dhe disiplinën janë faktorë të mëdhenj që po kontribuojnë në performancën e dobët të ushtrisë ruse. Këta po ashtu konsiderohen si faktorë që kanë kontribuar në numrin e pazakontë të gjeneralëve që janë dërguar në vijat e luftës, të cilët më pas u janë ekspozuar sulmeve ukrainase.

Luftimet në veri të Kievit u analizua nga afër nga vëzhguesit, teksa forcat ruse u tërhoqën dhe filluan të pozicionoheshin në lindje, si pjesë e prioritetit të ri të urdhëruar nga Putin. Presidenti rus po ashtu emëroi vetëm një komandant, gjeneralin e ushtrisë, Aleksandr Dvornikov, që të marrë nën udhëheqje ofensivën, gjë që nuk kishte ndodhur më herët.

Related posts

Atentat kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico dërgohet i plagosur në spital

Xh M

EEA: Ndryshimet klimatike po shndërrohen gjithnjë e më shumë kërcënim për shëndetin

Xh M

Më 23 maj, OKB-ja voton për rezolutën për Srebrenicën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky