Paris Saint Germain kërkojnë me ngulm transferimin e Milan Skriniar.
Sipas informacioneve të ‘La Gazzetta dello Sport’, skuadra parisiene është e gatshme të bëjë një tjetër ofertë për qendërmbrojtësin sllovak të Interit.
‘Nerazzurrët’ duan 70 milionë për Skriniar, ndërsa oferta e parë e PSG-së ka qenë 60 milionë.
Ekipi parisien duket se do të ngrijë ofertën për të marrë shërbimet e sllovakut.