Agjencia Zhurnal.mk.

Psikologu Thaçi: Dhuna ndaj fëmijës, më e pakta që mund të pritet nga edukatorët

Rastin e dyshimit të dhunës së shkaktuar ndaj një fëmije në një çerdhe në Fushë Kosovë, psikologu Petrit Thaçi vlerëson se është më e papritura që do të duhej të ndodhte edhe si imagjinatë nëpër institucionet e edukimit parafillor e fillor, por edhe në çdo institucion tjetër e në çdo hapësire tjetër sociale a familjare.

“Është e neveritshme, është shumë shqetësuese, frustuese edhe për prindërit që shohin se ku po i dorëzojnë fëmijët e tyre për t’i edukuar, përkrahur e mbështetur e për s’i siguruar gjatë orëve të ditës sa ata nuk mund të jenë me ta”, deklaroi ai në emisionin Info Magazine në Klan Kosova.

Tutje ai shtoi se është fatkeqësi të ketë nëpër institucionet edukative persona, siç tha, me papërgjegjësi totale profesionale, e cila është edhe papërgjegjësi e lartë në kuptimin e etikës dhe disiplinës mbi profesionin.

“Nuk mundet një edukator, mësues, pedagog, psikolog ose punëtor social t’i qaset një fëmije në formën duke e arsyetuar që ‘e bëri ose nuk bëri këtë veprim’. Ne duhet të jemi njohës të mirë të zhvillimit të gjendjeve psikologjike dhe emocionale dhe të sjelljes nëpër të gjitha grupmoshat e të gjitha fazat e zhvillimit që t’i kuptojmë”, deklaroi psikologu Thaçi.

Related posts

Kurti: Kosova udhëheq me rritjen e saj ekonomike në Ballkan, model i suksesit dhe transformimit

D V

Picula: Serbia dëshiron ta kompensojë humbjen e Kosovës duke rritur ndikimin e saj në vendet fqinje

D V

Kurti: Opozita duhet të bëhet gati për zgjedhje, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky