Agjencia Zhurnal.mk.

PTHP Veles ka nisur hetim për lëndim të rëndë trupor me pasoja fatale

Shkup, 15 korrik – Prokuroria Themelore Publike Veles ka urdhëruar zhvillimin e procedurës hetimore ndaj një personi i moshës 43 vjeçare, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “lëndim të rëndë trupor” (i kualifikuar me vdekje) nga neni 131 paragrafi 4 i Kodit Penal.

Siç informon PP, i dyshuari më 8 korrik në orët e mbrëmjes, në tualetin e një kazinoje në Veles, ka lënduar rëndë një person 48-vjeçar. Si pasojë e plagëve të marra viktima ka ndërruar jetë.

“I dyshuari e ka vërejtur viktimën duke luajtur në njërën nga makinat në kazino, i është afruar dhe ka nisur një debat verbal. Më pas e ka dërguar në tualet ku e ka sulmuar fizikisht dhe e ka goditur disa herë me grusht në pjesën e pasme dhe në ijë. Me goditjet i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore, si pasojë e të cilit viktimës i është çarë shpretka dhe ka humbur një sasi të madhe gjaku, kështu që ka ndërruar jetë më 13 korrik, kumtoi PP.

Meqenëse ekziston frika e bazuar se i dyshuari, nëse mbrohet nga liria, do të ikë, do të ndikojë te dëshmitarët dhe me këtë do ta pengojë procedurën hetimore dhe se do të përsërisë të njëjtin lloj vepër penale, deri te gjyqtari i procedurës paraprake të Gjykatës Themelore Veles është dorëzuar propozimi për caktimin e paraburgimit.​​

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky