Prokuroria e Tiranës ka regjistruar procedimin penal pas publikimit të listës së pagave.
Procedimi është regjistruar për ”shpërdorim detyre” dhe ”ndërhyrje në sistemet kompjuterike”.
Njoftimi
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë po kryen veprimet hetimore për veprat penale “Shpërdorim Detyre sipas nenit 248 të Kodit Penal dhe Ndërhyrje në sistemet kompjuterike, parashikuar nga neni 293/c I Kodit Penal, në lidhje me rastin e bërë publik ditët e fundit për shpërndarjen e të dhënave sensitive te qytetarëve.
Prokuroria ka dërguar grupin hetimor për te kryer veprime tek:
AKSHI
ISSH
Drejtoria e Tatimeve