Përfaqësuesja e Kosovës dhe ajo e Greqisë kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për Grupit 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve.
Dardanët janë nikoqir të një kundërshtari që e njohin mjaft mirë, Greqisë, pasi janë takuar shpeshherë kohëve të fundit dhe tani e presin në “Fadil Vokrri” nga ora 20:45.
Ekipi i Alain Giresse vjen në këtë ndeshje pas një fitore 2-0 në udhëtim te Qipro dhe synojnë fitoren e radhës për të betonuar pozitën e parë me pikë maksimale nga dy ndeshjet e para.
Në anën tjetër, mysafirët grek gjithashtu kanë fituar ndeshjen e parë ndaj Irlandës së Veriut dhe synojnë të vazhdojnë serinë pozitive.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të bëjnë disa ndryshime të vogla nga ndeshjet e para.
Florian Loshaj dhe Arbër Zeneli kanë zënë vendet e Blendi Idrizit dhe Valon Berishës.
Kosova: Muric; Kastrati, Rrahmani, Kryeziu, Aliti; Loshaj, Fazliji; Zhegrova, Zeneli, Rashica; Muriqi;
Greqia: Vlachodimos; Baldock, Mavropanos, Hatzidiakos, Tsimikas; Bakasetas, Kourbelis, Mantalos; Limnios, Glakoumakis, Masouras;
/Telegrafi/
;
/Telegrafi/