Agjencia Zhurnal.mk.

Publikohen pamjet/ Tanket e ARM-së rrugës drejt Ukrainës

Shkup, 30 Korrik – Maqedonia e Veriut, shteti më i ri anëtar i NATO-s, ka vendosur të dërgojë disa tanke kryesore beteje të prodhuara nga sovjetikët në forcat e armatosura të Ukrainës ndërsa Shkupi përgatitet të modernizojë forcat e tij të armatosura.

Vendi ballkanik synon të blejë tanke të reja beteje për të garantuar ndërveprimin me shtetet e tjera anëtare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut, shpjegoi Ministria e Mbrojtjes.

Kjo lejon që disa tanke kryesore luftarake – numri i tyre nuk ishte specifikuar – të dërgohen në Ukrainë. Normalisht Shkupi do t’i çmontonte ato, por Kievit i duhen ato, sipas të njëjtit burim.

Maqedonia e Veriut ka rreth tridhjetë tanke T-72 të projektuar nga sovjetikët.

Videoja e ngarkuar në rrjetet sociale nga agjencia e lajmeve Makfax tregon se disa nga këto tanke po transportohen me kamionë pranë kufirit me Bullgarinë.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky