Agjencia Zhurnal.mk.

Publikohen standardet ndërkombëtare të hekurudhave me shpejtësi të lartë të përcaktara nga Kina

Vitet e fundit, Kina po bëhet vend udhëheqës në përcaktimin e standardeve ndërkombëtare për hekurudhat me shpejtësi të lartë. Pak ditë më parë, organizata profesionale ndërkombëtare e hekurudhave me ndikim më të madh, Bashkimi Ndërkombëtar i Hekurudhave, publikoi dy standarde ndërkombëtare të përcaktuara nga Kina: “Infrastruktura e hekurudhave me shpejtësi të lartë” dhe “Furnizimi me energji elektrike për hekurudhat me shpejtësi të lartë”.

Siç bëhet e ditur, këto janë dy standardet e para ndërkombëtare në fushat përkatëse. Për hartimin e tyre janë dashur katër vjet dhe kanë marrë pjesë mbi 20 ekspertë nga më shumë dhjetë vende, duke përfshirë Francën, Gjermaninë, Japoninë, Spanjën, Italinë etj., nën drejtimin e ekspertëve të Grupit Kombëtar të Hekurudhave të Kinës. Dy standardet ndërkombëtare përgjithësojnë përvojën e projektimit të hekurudhave me shpejtësi të lartë dhe teknologjinë e përparuar të integruar botërore, duke përfshirë idetë e projektimit të hekurudhave me shpejtësi të lartë të Kinës dhe shumë teknologji kryesore bazë të Kinës në këtë fushë. Standardet përcaktojnë idetë e projektimit, parametrat kryesorë dhe kërkesat teknike në ndërtimin e hekurudhave me shpejtësi të lartë, duke shfaqur mençurinë kineze në këtë fushë.

Related posts

Atentat kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico dërgohet i plagosur në spital

Xh M

EEA: Ndryshimet klimatike po shndërrohen gjithnjë e më shumë kërcënim për shëndetin

Xh M

Më 23 maj, OKB-ja voton për rezolutën për Srebrenicën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky