Agjencia Zhurnal.mk.

Publikohet koncepti i ri i veturës elektrike të General Motors, Cadillac Celestiq

Në fakt kjo çfarë po shihet këtu është vetëm koncepti i veturës.

Produkti final i veturës pritet që të dalë në shitje gjatë vitit 2024, dhe siç shihet do të mund të duket pothuajse identike me konceptin e saj.

Por që ende pritet që të konfirmohet ajo e cila Cadilac thotë “pothuajse identike”.

Në ndërkohë, le t’i hedhim sytë drejt këtij krijimi të mahnitshëm.

Nuk është një veturë, por një vepër absolute e artit, një kryevepër e dizajnit.

Dhe të jemi të sinqertë, duhet ta presim atë performancë duke e parë çmimin fillestar prej 293,700 eurove.

Që nga pjesa e përparme kjo veturë dallohet se është një Cadillac, dritat LED e rrethojnë një nga grilat më të bukur që janë parë deri më tani në vetura elektrike, shkruan ArenaEV.

Dritat vertikale të ditës gjithashtu e shfaqin fytyrën e vërtetë të Cadillac, dhe duket se dritat performojnë një “ritual vallëzimi” kur vetura e kupton se pronari po afrohet.

Pjesa e pasme e tregon inspirimin e dizajnit të veturës. Duke e shikuar pjesën qarkore të pjesës së pasme ju mund ta vëreni formën klasike të Jensen Interceptor.

Duke shikuar nga pjesa e pasme tek ajo e përparme dallohet një vijë e ulët e cila varet vetëm pak inç prej rrotave të pasme.

Related posts

Katër adoleshentë australianë vodhën një Maserati Grecale dhe një Porsche Macan – por gëzimi i tyre ishte jetëshkurtër

D V

Mbushës i ri për veturat elektrike: Shpejtësia dhe performanca e lartë!

D V

SHBA vendosi tarifa brutale ndaj Kinës – kjo është goditja më e fuqishme ndaj veturave elektrike

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky