Agjencia Zhurnal.mk.

Puding çokollate me banane për fëmijë

Fillimisht duhet ta keni parasysh se gatimi është aktivitet i shkëlqyeshëm jo vetëm për të rriturit, por edhe për fëmijët

Gatimi mund të ndikojë që t’iu ndihmojë fëmijëve ta zhvillojnë imagjinatën dhe koordinimin, ndërkaq gatimi bashkë me prindërit është edhe mundësi e mirë për të shpenzuar kohë kualitative.

Më poshtë e keni një recetë të lehtë dhe të shijshme që mund ta përgatitni bashkë me fëmijën tuaj.

Përbërësit:

– 3 banane
– 4 lugë çaji krem
– 250 g çokollatë e shkrirë

Përgatitja:

– Qëroni bananet dhe shtypni derisa të marrin formën e puresë.

– Kombinojeni çokollatën dhe kremin.

– Shtojeni përzierjen e çokollatës me krem në purenë e bananes.

– Përzierjen e fituar futeni në frigorifer për 1 orë. Deserti është gati.

Related posts

Gjellë tigani me qepë të njoma, vezë dhe djathë kaçkavall

D V

Racion sallate me fasule dhe avokado

D V

Pite me makarona: Recetë më të lehtë se kjo nuk do të mund të gjeni!

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky