Shkup, 15 gusht – Gjatë periudhës janar – qershor të vitit 2023 vlera e përgjithshme e punëve ndërtimore të kontraktuara jashtë vendit është 198.286 mijë denarë, që është për 44.2 për qind më shumë krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak.
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës,në periudhën e lartëpërmendur, operativa ndërtimore e Republikës së Maqedonisë së Veriut jashtë vendit ka kryer punë ndërtimore me vlerë të përgjithshme prej 89.310 mijë denarë, që është për 25.5 për qind më shumë krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak.
Pjesa më e madhe e punëve të kontraktuara në gjashtë muajt e parë të vitit në vlerë të përgjithshme prej 163.695 milionë denarë duhet të realizohen në Gjermani, pasuar nga Mali i Zi me 15 milionë, Serbia me 11.042 milionë, Bullgaria me 5.651 milionë dhe Çekia me 2.898 milionë denarë.




