Agjencia Zhurnal.mk.

Punëtoria edukative për ndërtimin e kapaciteteve të organizatave dhe qendrave për arsimin profesional

Shkup, 10 maj – Tridhjetë pjesëmarrës nga ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, punëtori artizanale, ekonomi të regjistruara bujqësore, kompani në pronësi ose të menaxhuara nga gratë, si dhe institucione arsimore formale dhe joformale po marrin pjesë në ditën e dytë të trajnimit  që e zbaton Qendra për Zhvillim të Rajonit Planor të Shkupit në kuadër të projektit “Shans për ty”, pjesë e programit IPA II për bashkëpunim ndërkufitar me Serbinë 2016-2020.

Qëllimi kryesor i “Punëtorisë informative dhe edukative për ngritjen e kapaciteteve të organizatave dhe qendrave për arsim profesional  dhe trajnim për zhvillim dhe akreditim të programeve dhe aftësive dhe përkryerjes” është që të informohen dhe trajnohen ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, si dhe qendrat arsimore për mundësitë dhe përfitimet e zhvillimit dhe akreditimit të programeve të arsimit profesional dhe trajnimit përvetësimin e aftësive. Të pranishmit do të informohen dhe edukohen për procedurat, rregulloret aktuale dhe kërkesat e akreditimit në organizatat e tyre.

Në pjesën informative të pranishmit do të njihen më detajisht me kornizën ligjore për zhvillimin e Programit të arsimit profesional dhe trajnimit për përvetësimin e aftësive, të cilët janë aktorët kryesor në zhvillimin e Programit për arsim profesional. Pjesa edukative, përsëri, ka të bëjë me përvetësimin e aftësive, duke përfshirë hapat në procesin e akreditimit, si dhe me përparësitë nga zhvillimi dhe akreditimi nga pikëpamja e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe sipërmarrësve.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky