Agjencia Zhurnal.mk.

Punonjësit e autostradës “Bechtel-Enka” do të mund të punojnë me orar të zgjatur

Shkup, 3 prill – Të punësuarit e “Bechtel-Enka” në projektet e Korridorit 8 dhe 10d mund të punojnë edhe me orar të zgjatur, me pëlqimin e tyre të firmosur në kontrata. Kjo pasi Gjykata Kushtetuese vendosi që mos të nis procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së tre neneve të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Marrëdhënie Pune. Në seancën e sotme nuk u pranuan nismat e partisë “E majta”, Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut, Lidhjes së Sindikatave dhe Sindikatës së Ndërtimtarisë, sepse Gjykata nuk gjeti shkelje të Kushtetutës në dispozitat, të cilat rregullojnë punën shtesë jashtë orarit në projektet me strategji të interesit kombëtar, tha zëdhënësja Hristina Bellovska.

“Si përkujtim, Neni 117-a i kontestuar parashikon se, si përjashtim për punën në projekte me rëndësi strategjike kombëtare, dhe për shkak të nevojës për vazhdimësi në punë, puna jashtë orarit mund të zgjasë më shumë se tetë orë në javë dhe 190 orë në vit, me pëlqimin paraprak me shkrim të punëtorit. Sipas Gjykatës Kushtetuese, janë të pabaza pretendimet se nuk ka kufi të sipërm për punën jashtë orarit. Është përcaktuar saktësisht në Paragrafin 2 të Nenit të kontestuar, që do të thotë se puna që kalon 40 orë në javë konsiderohet dhe paguhet si punë jashtë orarit, me respektimin e detyrueshëm të dispozitave për pushimin ditor dhe javor në përputhje me nenet 133 dhe 134 të Ligjit për marrëdhënie pune”, deklaroi Hristina Bellovska, Zëdhënëse e Gjykatës Kushtetuese.

Policia speciale nga tani do t’i mbrojë futbollistët e Barcelonës nga influencuesit e Y…Një shtetas sërb ka plagosur një person nga Gjevgjelia“Kur nuk të do populli…”, Dijoni rikrijon momentin epik të Bleros në spektaklin F…Nuk ka ndodhur kurrë më parë: Gabriel Jesus mund të bëjë histori në ndeshjen Arsenal-Lu…Fëmijët e familjeve në nevojë në Shqipëri do mbështeten financiarisht në tre vitet e pa…

Ky vendimi i Gjykatës hasi në kundërshtime të shumta nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë. Sipas Kartës Sociale Evropiane të Këshillit të Evropës nga viti 1961, e cila garanton të drejtat sociale dhe ekonomike të njeriut dhe e cila aplikohet në Maqedoni që nga viti 2005, kjo Gjykatë tha se u njihet e drejta për pagë të mirë, por edhe e drejta e rritjes së pagës për punëtorët për punën jashtë orarit, me përjashtim të disa rasteve të veçanta. Në bazë të nenit 117 paragrafi 6, punëdhënësi është i detyruar të njoftojë me shkrim inspektorin shtetëror vendor të punës për çdo paraqitje të punës jashtë orarit, e cila është mbrojtje e veçantë për punëtorët që punojnë në projekte me rëndësi strategjike kombëtare.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky