Agjencia Zhurnal.mk.

Punonjësit e Ministrisë së Kulturës edhe sot në protestë

Shkup, 31 mars – Punonjësit e Ministrisë së Kulturës, Drejtorisë për Trashëgimi Kulturore dhe Agjencisë së Filmit do të zhvillojnë sot për të gjashtën ditë protestë duke kërkuar takim me kompetentët dhe rritje pagash.

Pjesëmarrësit e protestës që do të mbahet sot para Qeverisë kërkojnë takim edhe me ministrin e Financave Fatmir Besimi. Ata i bëjnë thirrje ministrit të Financave që të miratojë Marrëveshjen Kolektive për punonjësit e Ministrisë së Kulturës, Drejtorisë së Trashëgimisë Kulturore dhe Agjencisë së Filmit, me anë të së cilës të gjithë punonjësit, sipas parimit të Ministrisë së Financave, do të marrin pagë të rritur në vlerë prej 30 për qind.

Protestës së fundmi iu bashkuan edhe përfaqësues të Sindikatës së Punëtorëve të Kulturës (SPKM), të cilët shprehën mbështetjen e tyre, ndërsa punonjësit e Ministrisë së Kulturës presin që t’u bashkohen edhe kolegët e tyre nga ministritë tjera.

“Pagat e pothuajse 70 për qind të të punësuarve në këto tri institucione janë nën pagën mesatare në vend, ndërsa diferenca me pagat e të punësuarve në të njëjtat pozita në institucionet e kulturës është 10 mijë denarë. Me pagën prej 25.000 denarë, të cilën e marrin mesatarisht 70 për qind e të punësuarve në kulturë, muaji nuk mund të mbijetohet”, tha kryetari i Organizatës sindikale të AOGJSH-it në Ministrinë e Kulturës, Branko Kostovski, në protestë javën e kaluar. 

Ai mbetet i mendimit se do të protestojnë derisa të arrihet qëllimi – valorizimi adekuat i punës së punëtorëve në këto institucione. 

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky