usia dëshiron t’i përmirësojë marrëdhëniet me talebanët në Afganistan, deklaroi presidenti rus Vlladimir Putin në Dushanbe gjatë vizitës së djeshme në Taxhikistan.
“Bëjmë gjithçka që mundemi që të sigurojmë normalizimin e situatës në vend dhe tentojmë të ndërtojmë lidhje me forcat politike, të cilat e kontrollojnë situatën”, tha Putini për mediumet ruse.
Edhe pse talebanët ende nuk janë njohur ndërkombëtarisht, ata sundojnë me pjesën më të madhe të Afganistanit nga vera e vitit 2021.
Vizita e Putinit në Taxhikistan, ish republikë sovjetike, është udhëtimi i tij i parë në vend të huaj prej se forcat ruse e kanë sulmuar Ukrainën nga fundi i shkurtit.
Rusia ka bazë ushtarake në Taxhikistan.
Putini sot udhëton për në Turkmenistan, ish vend tjetër sovjetik nga Azia Qendrore