Agjencia Zhurnal.mk.

Putini mund ta rrisë praninë në kufirin me NATO-n

Megjithëse NATO dhe Rusia thonë se shmangin një konfrontim të drejtpërdrejtë ushtarak, forca shtesë ushtarake po vendosen përgjatë kufijve.

Shtetet e Bashkuara këtë javë kanë vendosur dy sisteme të mbrojtjes raketore në Poloni, mes shqetësimeve për përhapje të konfliktit të Ukrainës në vendet anëtare të NATO-s, dhe sot presidenti rus Putin njoftoi anëtarët e Këshillit të Sigurimit për një prani të mundshme ushtarake të shtuar në kufirin perëndimor.

“Për sa i përket forcimit të kufijve perëndimorë të Federatës Ruse, në përgjigje të hapave të ndërmarra nga vendet e NATO-s atje, situata duhet të konsiderohet veçmas. Ju lutemi përgatitni një raport të veçantë dhe prezantoni atë. Bazuar në rezultatet, do të marrim vendim të duhur në të ardhmen e afërt”, tha Vladimir Putin – President i Rusisë.

Ndërkohë, armët bërthamore të Rusisë janë ende në gatishmëri të lartë për shkak të, siç shpjegoi Putin, deklaratave agresive të liderëve perëndimorë. Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, paralajmëroi në forum diplomatik në Antalia se përshkallëzimi i konfliktit jashtë Ukrainës do të çonte në më shumë vdekje.

“Retorika bërthamore e Rusisë është e rrezikshme dhe e pamatur. Aleanca nuk do të dërgojë trupa apo avionë në Ukrainë. Ne kemi përgjegjësi për të parandaluar, që ky konflikt të përshkallëzohet në një luftë të plotë NATO-Rusi”, u shpreh Jens Stoltenberg – Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s.

Ish-komandanti i përgjithshëm i NATO-s, Vesli Kllark, nuk përjashtoi një konfrontim të drejtpërdrejtë, kur u pyet nga gazetarët.

“Nëse ne tërhiqemi dhe kemi frikë se Putini do të na kërcënojë me armë bërthamore dhe nuk bëjmë asgjë për ta ndihmuar Ukrainën, atëherë do të kemi betejën e radhës në territorin e NATO-s”, theksoi Vesli Klark – ish Komandant i Përgjithshëm i NATO-s.

Autoritetet ukrainase thanë sot se forcat ruse kishin sulmuar një institut në Harkov, i cili strehon një reaktor bërthamor eksperimental dhe akuzuan Moskën për kryerjen e “terrorizmit bërthamor”.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore dje shprehu keqardhjen që Kievi dhe Moska nuk kishin arritur marrëveshje për mbrojtjen e objekteve bërthamore të Ukrainës./ Alsat.mk

Related posts

Atentat kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico dërgohet i plagosur në spital

Xh M

EEA: Ndryshimet klimatike po shndërrohen gjithnjë e më shumë kërcënim për shëndetin

Xh M

Më 23 maj, OKB-ja voton për rezolutën për Srebrenicën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky