Kryeredaktori për marrëdhënie ndërkombëtare Skaj Njuz, Dominik Vaghorn, shkroi analizë interesante për Samitin e NATO-s në Madrid.
Samiti i NATO-s është paralajmëruar si “transformues” dhe “historik” dhe ai i arsyeton pritshmëritë tona. Negociatat nuk ishin të lehta, por NATO e përjetoi ndryshimin më të madh në dekadat e fundit, thotë Vaghorn.
E nxitur nga sulmi rus i pajustifikuar ndaj Ukrainës, NATO përjetoi transformim të kujdesshëm në Samitin e planifikuar. Kërcënim për imazhin e NATO të përçarë u shmang në moment të fundit me marrëveshje, falë të cilës Turqia u dorëhoqë nga vetoja e saj për hyrjen e Suedisë dhe Finlandës në NATO.
Bota u ndryshua në mënyrë drastike në 10 vitet e fundit
Akoma nuk është krejtësisht e qartë se me çfarë çmimi do të paguhet për pëlqimin turk, ndërsa veçanërisht është impresionuese se këtë çmim mund ta paguajnë kurdët, aleatët e Perëndimit që u bashkuan në luftën kundër Shetit Islamik. Por, shihet se Erdogani është shumë i kënaqur nga marrëveshja, shkruan kryeredaktori i “Skaj Njuz”.
NATO në mënyrë drastike ka ndryshuar konceptin e saj strategjik, dokument prej 16 faqe që herën e fundit u rishqyrtua në vitin 2010. Atëherë ky aspak nuk e përmendte Kinën, ndërsa fliste për Rusinë si “partnerë strategjikë”. Vaghorn vërejti se bota po ndryshon për vetëm dhjetë vjet.
Puna tjetër kryesore nga Samiti i NATO-s është plani për rritje dramatike të numrit të ushtarëve të NATO-s në njësitet për reagim të shpejtë prej 40.000 në 300.000 ushtarë. Ky plan akoma është dëshirë, por duhet të transformojë aftësinë e NATO për reagim të shpejtë në gjendje të jashtëzakonshme.
Putin do të marrë pikërisht atë që nuk dëshiron
Liderët e NATO-s vazhdimisht theksojnë se falë të lartpërmendurës, Putin do të marr pikërisht atë që nuk dëshiron. Presidenti rus e filloi luftën, pretendojnë diplomatet e tij, pjesërisht për të ndalë përhapjen e NATO-s. Tani po ndodh diametralisht e kundërta.
Frika e tij më e madhe po shndërrohet në realitet – NATO më e madhe, me anëtare të reja dhe më shumë luftëtarë dhe armatim në kufijtë e Rusisë, tregon kryeredaktori i Skaj Njuz.
Këto ndryshime në mënyrë shtesë do t’i shtojnë pasiguritë ruse për krahun e hapur perëndimor, që historikisht është sulmuar nga okupatorë potencial nga Napoleoni deri te Hitleri. Por, për këtë Putini mund të fajësojë vetëm vetveten.
Perde e re e hekurt po lëshohet mbi Evropën
Prej se me vite e shikuan nëpër gishtërinjtë Putinin, NATO tani beson se fuqia dhe vendosmëria është mënyra më e mirë për të përmbajtur agresivitetin e Rusisë.
Qëndrimi i ri i NATO-së është i patjetërsueshëm, por kjo nuk do ta bëjë gjendjen e tanishme më pak të rrezikshme. Perdja e re e hekurt po lëshohet mbi Evropën, konfirmoi shefi i diplomacisë ruse Sergej Lavrov. Zbrastira në mes Perëndimit demokrat dhe Lindjes autokratike po thellohet, sipas Vaghorn.
Britania e Madhe thotë se faza e ardhshme nga lufta në Ukrainë tek po fillon. Perëndimi planifikon të i ndihmojë Ukrainës të kalojë nga mbrojtja në sulm. Nëse me të vërtet dëshironi të largoni forcat ruse nga Ukraina, atëherë Armatës ukrainase do i duhet shumë më shumë armatim, por edhe transformim, ndërsa kjo do të kërkojë ndihmë afatgjate nga Perëndimi.
Aq sa më të suksesshëm bëhen Ukraina dhe Perëndimi, aq më i rrezikshëm bëhet Putini. Diktatorët, nuk mund të lejojnë humbje, konkludohet në analizë.




