Agjencia Zhurnal.mk.

Pyjet e Maqedonisë informojnë vetëm në gjuhën maqedone, uebfaqja e tyre nuk ka opcion shqip

Shkup, 25 Korrik – Ndonëse Ligji për përdorimin e gjuhëve tashmë është miratuar prej sa kohësh dhe shumë institucione e kanë vënë në përdorim jo vetëm në dokumentacione por edhe në uebfaqet e tyre zyrtare, megjithatë ka ende institucione të cilat nuk mërziten aspak për përdorimin e gjuhës shqipe.

Një institucion i ngjajshëm janë edhe Pyjet e Maqedonisë, një drejtori e madhe me shumë të punësuar, madje një pjesë e madhe e të punësuarve në pjesën perendimore të vendit ndoshta janë dhe shqiptar por përdorimi i gjuhës shqipe është shumë i ulët ose të themi zero.

Kjo drejtori ka prej kohësh edhe zëvendës drejtorin shqiptar i cili duket se nuk mërzitet për mospërdorimin e gjuhës shqipe në drejtorinë me të cilën menaxhon ai.

Që nga publikimet në rrjetet sociale e deri tek uebfaqja e kësaj drejtorie nëse hulumtohet më thellë nuk ka asnjë publikim në gjuhën shqipe, e që ligjërisht si institucion është i obliguar të ketë por që nuk e ka.

Dëshmi e keni uebfaqen në vazhdim:

http://www.mkdsumi.com.mk/index.php

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky