Agjencia Zhurnal.mk.

Që mishi dhe peshku të mos ju ngjiten në skarë, këtë truk duhet patjetër ta dini

Ushqimi i mirë i përgatitur në skarë patjetër duhet të ketë kore të mirë dhe krokante – qoftë kur është fjala për mishin e pjekur apo për peshkun!

Recetat për skarë kryesisht numërojnë përbërësit e nevojshëm dhe përshkruajnë përgatitjen e ushqimit për gurmanë. Mirëpo, nuk janë edhe ashtu të shpeshta udhëzimet praktike për atë se si ta rregulloni zjarrin, por edhe si të pengoni që peshku dhe mishi të ngjiten për rrjetën e skarës.

Këshilla më e përgjithshme është që rrjetën duhet nxehur mirë, sepse sa më e nxehtë të jetë rrjeta, më pak rrezik ka që ushqimi t’ju ngjitet për metal dhe gjysma e bërxollës të përfundojë e karbonizuar në skarë, transmeton Telegrafi.

Ajo që shumica nuk e dinë, është që skarën mund ta lyeni në mënyrë që të mos ngjitet asgjë! E se si bëhet kjo.

Ju nevojitet vetëm një patate e vogël të cilën do ta lani dhe pritni përgjysmë. Gjysmën e patates e merrni me pirun në atë mënyrë që pjesa e prerë të mbetet e lirë.

Me këtë sipërfaqe të patates së prerë përgjysmë lyeni ngadalë rrjetën e skarës dhe qulli i patates do të krijojë shtresë të pangjitshme në metal.

Si duket kjo shikoni në video!

Related posts

Gjellë tigani me qepë të njoma, vezë dhe djathë kaçkavall

D V

Racion sallate me fasule dhe avokado

D V

Pite me makarona: Recetë më të lehtë se kjo nuk do të mund të gjeni!

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky