Agjencia Zhurnal.mk.

Qeveria i përgjigjet Dimitrovit: Nëse është kundër pozicioneve që i kemi ndërtuar bashkë, le ta shpjegojë pse?

Shkup, 12 janar – Maqedonia e Veriut ka qëndrime të qarta në bisedimet me Bullgarinë, të ndërtuara me unitet të plotë qeveritar dhe të dërguara si përgjigje nga Ministria jonë e Punëve të Jashtme në MPJ-në bullgare. Identiteti maqedonas dhe gjuha maqedonase nuk janë fare temë bisede mes nesh dhe Bullgarisë, konstatojnë nga Kabineti i kryeministrit në dorëheqje Zoran Zaev për qëndrimet e shprehura sot nga zëvendëskryeministri aktual për Integrime Evropiane, Nikolla Dimirov.

Në reagim theksohet se qëndrimet maqedonase, të cilat janë plotësisht në përputhje me propozimin portugez të miratuar edhe nga Presidenca sllovene dhe që janë plotësisht në përputhje me Rezolutën e miratuar nga Kuvendi, janë ndërtuar përmes një procesi të gjithanshëm konsultimesh dhe takimesh pune, në të cilat Dimitrovi kishte rol aktiv dhe substancial.

“Me pozicionet e Maqedonisë në këto negociata u pajtua edhe Nikolla Dimitrov, në fakt ai pati një rol serioz në krijimin e qëndrimeve tona, përmes procesit të udhëhequr nga ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani. Nëse Dimitrovi është kundër ndonjë prej qëndrimeve që kemi ndërtuar së bashku, është e drejtë që populli të thotë dhe të shpjegojë pse, sepse përndryshe mbetet vetëm përshtypja se mospjesëmarrja e tij në qeverinë e ardhshme është për këto manifestime publike të pasakta dhe spekulative, me qëllim që të bëhet barrë e mosbesimit të Qeverisë”, theksohet në reagim.

Dimitrov në një konferencë për shtyp sot tha se nuk është tërhequr vetë nga funksioni, por se pozicionet e tij nga kontesti me Sofjen janë shkak që nuk do të jetë pjesë e Qeverisë së re.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky