Shkup, 28 shkurt – Agjencia për shërbime audio dhe audiovizuale mediatike t’u thotë operatorëve kabllorë në Maqedoninë e Veriut t’i shkyqin kanalet ku si themelues paraqitet Federata Ruse ose persona privat, persona juridik ose fizik me origjinë nga ky shtet, rekomandoi Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Këto masa ndërmerren edhe në vende tjera të Evropës, pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës dhe janë pjesë e sanksioneve që SHBA-ja dhe BE-ja i vendosën kundër Rusisë.