Agjencia Zhurnal.mk.

Qeveria planifikon huamarrje shtesë prej 600 milionë eurove! Inflacioni pritet të jetë 3,4 për qind

Shkup, 12 mars – Vendi këtë vit ka maturim prej 200 milionë euro borxh – 100 milionë në tregun e brendshëm dhe 100 milionë në tregun e jashtëm. Do të kemi edhe 600 milionë neto shtesë që buxheti të realizohet ashtu siç është hartuar dhe votuar në Kuvend, deklaroi sot në konferencë për shtyp në Qeveri, ministri i Financave Fatmir Besimi.

Përqindja e borxhit publik në raport me BPV-në në fund të vitit pritet të jetë rreth 63,4 për qind.

“Megjithatë, me këto përqindje nuk dua të komentoj publikisht, sepse janë shifra dhe përqindje relative që varen nga shumë faktorë. Ajo që është e rëndësishme është se buxheti parasheh huazim shtesë prej 600 milionë euro“, tha Besimi.

Qasja e parë, theksoi Besimi, është racionalizimi, dhe e dyta është riprogramimi kur tregon nevoja dhe ribalancim.

“Çdo nga këto variante do të shkarkohet dhe komunikohet në kohën e duhur. Ne i komunikojmë të gjithë skenarët, nga ai më optimist deri tek ai më pesimist. Është detyra jonë si bartës të funksioneve publike. Për të gjitha skenarët kemi një strategji që të veprojmë në kohën e duhur për të mbrojtur standardin e qytetarëve dhe ekonomisë“, tha Besimi.

Inflacioni, theksoi ai, vështirë se mund të vlerësohet tani në këtë periudhë, duke pasur parasysh ndryshimin drastik në tregjet në Evropë dhe në botë pas pushtimit rus të Ukrainës, por vlerësimet jozyrtare janë inflacioni prej 3,4 për qind në gjysmën e parë të vitit.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky