Agjencia Zhurnal.mk.

Qeveria shpalli gjendje krize në sektorin energjetik në kohëzgjatje prej 30 ditëve

Shkup, 9 nëntor – Qeveria në mbledhjen e sotme solli vendim për shpalljen e gjendjes së krizës në sektorin energjetik në kohëzgjatje prej 30 ditëve me kërkesë të Komisionit për ndjekjen e gjendjeve me furnizimin e energjisë elektrike të formuar nga Ministria e Ekonomisë.

Siç informoi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në konferencën e sotme për media në Qeveri, vendimi është marrë në bazë të vlerësimit të Komisionit se ekziston rrezik për shkaktim të gjendjes së krizës për shkak të mungesës së energjisë elektrike dhe situatës në tregun e energjisë elektrike në bazë të raportit të përgatitur nga MEPSO për vlerësimin e stabilitetit të sistemit elektroenergjetik në Maqedoninë e Veriut për tremujorin e fundit të këtij viti.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky