Agjencia Zhurnal.mk.

QMK: Dy zjarre në ambient të hapur, është paralajmëruar minim afër Banjicës

Shkup, 7 maj – Në 24 orët e fundit ka pasur dy zjarre në ambient të hapur. Janë djegur dhe janë shuar dy deponi ilegale, një në qytetin e Dibrës dhe një deponi ilegale pranë rrugës për në fshatin Falishtë të Komunës së Tetovës.

Siç ka informuar Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK), në të dyja rastet është intervenuar me një automjet kundër zjarreve dhe dy zjarrfikës.

Në 24 orët e fundit ka pasur gjithsej 1659 thirrje në numrin për raste urgjente 112 në QMK. Prej tyre 55,70 për qind kanë qenë “reale”, ndërsa 44,30 për qind për nevoja të tjera të qytetarëve që nuk kanë qenë urgjente. Drejt policisë ka pasur 59,92%, ndërsa drejt ndihmës emergjente 38,91%, derisa kundrejt zjarrfikësve 0,78% nga thirrjet reale në numrin 112.

Nga QMK thonë se është paralajmëruar minim në lokalitetin në fshatin Banjicë, Korridori 8 dhe 10, drejtimi rrugor Tetovë – Gostivar – Bukojçan dhe Trebenishtë – Strugë – Qafë Thanë.

“Qytetarët të mos shqetësohen nëse dëgjojnë shpërthime në atë zonë”, thuhet në komunikatë.

Sipas meteorologëve, sot në fund të ditës dhe në orët e mbrëmjes, si dhe të mërkurën dhe të enjten nën ndikimin e valës së re të lagështisë në pjesën më të madhe të vendit do të ketë reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima, lokalisht proceset do të jenë më intensive dhe në formë të stuhisë me reshje të dendura dhe erë të përforcuar.

Nga QMK rekomandojnë kujdes më të madh në rast të shkarkimeve elektrike, të mos qëndrohet në ambiente të hapura dhe nën pemë. Të gjitha rastet të lajmërohen në numrin e vetëm për raste urgjente 112.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky